Pyetja:

Nëse e fali namazin e ikindisë 10-15 minuta para se të hyjë namazi i akshamit, atëherë a do jetë namazi im i urreyer apo krejtësisht i papranuar?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.

Në qoftëse e vepron këtë pa ndonjë arsye të fortë sheriatike atëherë namazi yt është i urryer, por pranohet inshaAllah. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ky është namazi i munafikut (3 herë). Ai ulet dhe pret që dielli të jetë mes brinjëve të djallit (afër perëndimit) dhe falet shumë shpejt. Ky nuk e përmen Allahun veçse pak”.

Shejh Asim El Hakim

Comments are closed.