Pyetje:
Jam penduar tek All-llahu, por më kanë mbetur disa gjëra të ndaluara, si instrumente muzikore, kaseta dhe videofilma. A më lejohet t’i shes, veçanërisht kur ato kushtojnë shtrenjtë?
Përgjigjja:
Gjërat e ndaluara nuk lejohet të shiten, dhe fitimi prej tyre është gjithashtu i ndaluar. Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: “Kur All-llahu një gjë e bën haram, ia bën haram edhe fitimin e saj.” (Transmeton Ebu Davudi). Çdo gjë që dihet se tjetri do ta përdorë në haram, nuk lejohet shitja e saj, sepse All-llahu e ka ndaluar një gjë të tillë kur tha: “Dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në mëkate dhe armiqësi.” [El-Maideh, 2] Sado që të humbësh nga pasuria e kësaj bote, ajo që e ka All-llahu është më e mirë dhe më e përjetshme, sepse Ai t’i kompenson me të mirat dhe dhuntitë e Tij.
Burimi: Libri “Dëshiroj të pendohem, por…” Autor: Muhammed Salih el-Munexhid