Pyetja:

Nëse një person heq çorapet ndërsa ka abdes e pastaj i ndërron ato para se t’i prishet abdesi, a bën që të fshijë (mes’h) mbi to?

***

Përgjigjja:

Nëse ai heq çorapët e pastaj i ndërron ato ndërsa ka abdes, ai bie në njërën nga këto dy situata:

1. Që ky abdes të jetë i pari, dmth abdesi nuk është prishur mbasi ai i mbathi ato; në këtë rast, nuk ka vërejtje për të që të fshijë mbi to, kur ai të marrë abdes.

2. Nëse abdesi i tij ishte marrë me dhënie mes’h mbi çorapet, atëherë kjo (ndërrimi i çorapëve) nuk është e lejueshme për të; dmth nëse ai i heq ato për t’i ndërruar dhe u jep mes’h atyre. Sepse çorapet duhet të mbathen atëherë kur personi të marrë abdes me ujë, kurse kjo do të ishte abdes me mes’h. Kjo është diçka që dihet nga thëniet e dijetarëve. Por, nëse dikush thotë se, nëse ai i ndërroi ato ndërsa ishte në gjendje abdesi, edhe nëse abdesi është marrë me mes’h, atëherë ai mund të fshijë, për sa kohë që periudha për mes’h të jetë e vlefshme. Ky është një mendim i fortë, por nuk e di kush e ka thënë; dhe ajo që më parandalon nga mbështetja e kësaj është se nuk kam dëgjuar ndokënd ta thotë këtë. Mirëpo, nëse dikush nga dijetarët e ka thënë këtë, atëherë ky është mendimi i saktë sipas meje, sepse abdesi me mes’h është një pastrim i plotë, kështu që duhet të thuhet se, nëse ai fshin mbi diçka që është veshur në gjendje të abdesit me ujë, atëherë ai mund të fshijë mbi atë që vesh ndërsa është në një gjendje të abdesit me mes’h, por unë nuk kam parë ndonjë ta thotë këtë. Allahu e di më së miri.

Shejh ibn Uthejmin, “Fetawa Erkanul-Islam”