Pyetja:

Kam mbathur çorapë nën këpucët e mia, pasi kam marrë abdes, e pastaj kam marrë abdes dhe u kam dhënë mes’h këpucëve. Nëse i heq këpucët, a më lejohet të vazhdojë t’u japë mes’h çorapëve për kohën e lejueshme (të mes’hit)?

***

Përgjigjja:

1- Nëse ai mbath çorapët apo mestet e pastaj e prish abdesin, pastaj mbath diçka tjetër para se të marrë abdes, atëherë vendimi (për mes’h) vlen për mbathjen e parë (çorapët apo mestet). Dmth, nëse ai dëshiron të japë mes’h pas kësaj, duhet t’i japë mes’h mbathjes së parë dhe s’është e lejueshme për të t’i japë mes’h të epërmes.

2- Nëse ai mbath çorapë apo meste e pastaj e prish abdesin dhe u jep mes’h atyre, pastaj mbath diçka tjetër mbi to, atëherë ai mund t’i japë mes’h mbathjes së epërme, sipas opinionit më të saktë.

Në el-Furuu, thuhet: “Sipas Malik, kjo është e lejueshme”. Neveviu ka thënë: “Kjo duket të jetë më e sakta, sepse ai i mbath ato në gjendje pastërtie, kurse sugjestioni se kjo është pastërti e mangët, nuk është i pranueshëm.”

3- Nëse ai mbath këpucë mbi çorapë apo mbi meste dhe u jep mes’h e pastaj i heqë ato, a mund t’u japë mes’h mbathjeve të mbetura për kohën e mbetur (për mes’h)? Nuk kam gjetur ndokënd të flasë qartë për këtë, por Neveviu ka transmetuar nga Ebu’l-Abbas ibn Surejxh, lidhur me rastin kur një mbi-mbathje vishet mbi çorapë: “Ato janë si një mbathje e vetme, të cilës i shihet shtresa e epërme ndërsa e poshtmja jo”.

Them: Bazuar në këtë, është e lejueshme t’i jepet mes’h mbathjes së poshtme, derisa të përfundojë koha e mes’hit për mbathjen ne epërme, si atëherë kur shtresa e epërme e këpucëve/mesteve është e hequr, ai mund t’i japë mes’h shtresës së poshtme.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua el-Tahare” fq.192