Pyetja:
Nëse njeriun e zë gjumi në kohën e syfyrit, a është i saktë agjërimi i tij?
***
Përgjigje:
Agjërimi i tij është i saktë, sepse syfyri nuk është prej kushteve të agjërimit, por ai është i pëlqyeshëm dhe kjo nga thënia e Profetit ﷺ:
“Hani syfyr, sepse vërtetë në syfyr ka bereqet.” [1]
Shejh Bin Bazi, “Mexhmu’u fetaua” 15/ 321.
Përktheu: S.Kuburi
——————————————————————————
[1] Buhariu dhe Muslimi.