Pyetja: Hadithi që thotë ‘Lexojeni suren el-Bekare sepse leximi i saj është bereqet’, a do të thotë të lexohet e gjithë surja çdo ditë apo mjafton të lexohen pjesë prej saj për çdo ditë për të arritur bereqetin, siç thotë hadithi?

Përgjigja: ​Po, hadithi është në kontekstin e nxitjes për ta mësuar Kuranin dhe për të mësuar leximin e tij, si dhe për ta bërë atë zakon (adet), sidomos suren el-Bekare, që është surja më e madhe e Kuranit. Kjo sepse hadithi fillon në këtë lloj mënyre: ‘Lexojeni Kuranin – thotë Profeti ﷺ – sepse ai do të vijë ndërmjetësues për ju ditën e Kiametit’.

​Pastaj thotë: ‘Lexojeni suren el-Bekare dhe suren Al-Imran, sepse ato do të vijnë si dy re për të debatuar për atë që i ka mësuar në dynja, për ta shpëtuar atë nga dënimi’. Dhe gjithashtu thotë pastaj: ‘Mësojeni suren el-Bekare, sepse mësimi i saj është bereqet, lënia e saj është humbje dhe nuk përballen dot me të të kotët (apo ndryshe magjistarët)’.

​Pra, hadithi nxit në përgjithësi për mësimin e Kuranit, për mësimin e leximit të tij, pastaj veçon el-Bekaren dhe Al-Imranin, e në fund fare veçon suren el-Bekare. Dhe kjo nuk do të thotë të lexohet (e gjitha) në një ditë, por do të thotë që të bëhet zakon leximi i tyre. Më e mira është që, nëse është e mundshme, të mësohen përmendsh ose të bëhet zakon leximi i tyre dhe të mos shkëputet robi prej leximit të këtyre sureve.

 

/Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli/