Pyetja:

A është obduksioni (autopsia) i lejuar?

***

Përgjigja:

Bazuar në domosdoshmëritë të cilat e imponojnë obduksionin (autopsinë) e kufomave, e të cilat obduksionin e bëjnë një dobi e cila e randon dëmin e cenimit të dinjitetit të njeriut të vdekur, Këshilli i Akademisë së Fikhut pranë Ligës së Botës Islame, morri vendim si vijon:

  1. Lejohet obduksioni i kufomave për qëllimet vijuese:

a) Verifikimi i një kallëzimi penal të ngritur për krim, në mënyrë që të konstatohen shkaqet e vdekjes, apo të krimit të bërë. Kjo vlen për rastet kur gjykatësi e ka problem t’i konstatojë shkaqet e vdekjes, dhe bëhet e qartë se obduksioni është mënyra e vetme për konstatimin e shkaqeve të vdekjes.

b) Vërtetimi i sëmundjeve të cilat diktojnë obduksion, në mënyrë që në dritë të përfundimeve të obduksionit të merren masat preventive dhe barërat adekuate për shërimin e sëmundjeve të tilla.

c) Për ta përvetësuar dhe për t’ua mësuar tjerëve mjekësin, gjegjësisht për motive profesionale në fakultetet e medicinës.

2. Në rastin e obduksionit për motive profesionale në fushën e mjekësisë, duhet të merren parasyshë kushtet vijuese:

a) Nëse është fjala për kufomën e një personi të njohur, është kusht që ai të ketë lejuar para vdekjes që kufoma e tij të bëhet obduksion, apo këtë ta lejojnë trashigimtarët pas vdekjes së tij. Obduksioni i njeriut mund të bëhet vetëm në rastet e domosdoshme.

b) Obduksioni duhet të kufizohet vetëm në masë sa është e domosdoshme, në mënyrë që kufomat mos të keqpërdoren.

c) Kufomat e femrave mund të bëhen obduskion vetëm nga mjeket femra, me përjashtim nëse nuk ka të tilla.

3. Në të gjitha rastet, është obligim që të varrosen të gjitha pjesët e kufomës të cilës i është bërë obduksion.

Këshilli i akademisë së Fikhut Islam, pranë Ligës së Botës Islame, në sesionin e tij të dhjetë të mbajtur në Mekke

Përktheu: Bashkim Aliu