Pyetja:

Çka do të thotë fjala sukses dhe lumturi në jetë?

***

Përgjigjja:

Kuptimi i fjalës “sukses në jetë” është që e tërë jeta të ketë sukses dhe jo vetëm ti. Me rëndësi është që i tërë aktiviteti yt i jetës të jetë i suksesshëm. Një shoqëri, në të cilën dominon apo e udhëheq dyfytyrësia dhe mashtrimi nuk mund ta quajmë sukses në jetën shoqërore. Sukses quhet kur tërë shoqëria është e suksesshme dhe jo vetëm individi.

Për të treguar tregu më qartë: A të pëlqen ty të jetosh në një rreth ku të gjithë ankohen. Pra, ne ankohemi prej vetes sonë. Nëse secili në shoqëri ankohet, ta dish se ankohet edhe ankuesi, edhe i ankuari.

Ndonjëherë njeriu e do të keqen kur hesht; pra e keqja patjetër duhet të largohet. Njerëzit mendojnë se suksesi në jetë është kur vetëm ata arrijnë diçka, por esenciale është kur njeriu jeton dhe të tjerët jetojnë pa u përçarë mes veti, me qëllim që jeta e tij të jetë e sigurt. Nëse ai vetë nuk është i fuqishëm mund të jetojë, megjithëse është i dobët. Shoqëria që kaplohet nga hipokrizia, urrejtja, egoizmi dhe e cila karakterizohet me përçarje në mes të anëtarëve të saj, nëse ndonjëri është i fuqishëm, ai ua merr me padrejtësi të drejtën e tjerëve, por nëse është i dobët të tjerët ia marrin të drejtën me padrejtësi.

Njeriu që e bën jetën pa u përçarë me jetët e të tjerëve, ai është i lumtur në cilëndo forme. Mjafton fakti se ata të cilët dëshirojnë ta realizojnë suksesin e tyre në jetë, nëpërmjet asaj që e ka ndaluar feja, këtë e bëjnë me mjete që i ka ndaluar Krijuesi, si: me hipokrizi, rrenë, keqpërdorim dhe mashtrim. Mjafton vetëm ajo se, edhe pse para tjerëve duken të mëdhenj në veten e tyre, me vetveten e tyre janë të vegjël, sepse njeriu, në rend të parë, me veten e tij duhet të jetë njeri, që do të thotë të mos largohet prej natyrshmërisë dhe të mos e tradhtojë veten e tij. Unë mund ta mashtrojë tërë botën, por si do ta mashtroj veten time?

Kur unë kërkoj prej ndonjë njeriu të dëshmojë para gjykatës rrejshëm për dobinë time, me dëshminë e tij unë kam përfituar diçka, por vetë unë pastaj e urrej dhe në çdo moment dëshiroj ta largoj ose e mbaj të nënshtruar dhe të nënçmuar.

Pastaj në fund, çfarë është suksesi i atyre që korrin rezultate në këso formash?! Ata kanë korrur sukses vetëm në fazën e parë të jetës (të kësaj bote). Mirëpo, jeta është e përgjithmonshme, e ata të cilët janë të drejtë do të arrijnë sukses në përgjithësi, sepse Allahu u jep atyre të mira të përgjithmonshme që nuk ndërpriten asnjëherë.

Muhamed Sharavi, “Fetfat e Sharavit”