Pyetja:

Një gruaje, të cilës i kishin ardhur menstruacionet, pastaj u bë e papastër dhe bëri gusël, pastaj, pasi u fal për nëntë ditë, asaj iu shfaq gjakderdhja përsëri, kështu që nuk u fal për tre ditë. Pastaj, u pastrua dhe u fal për njëmbëdhjetë ditë dhe, pas kësaj, iu paraqiten menstruacionet, si zakonisht. A duhet ajo t’i përsërisë namazet gjatë këtyre tri ditëve apo duhet të konsiderohen si pjesë e menstruacioneve?

***

Përgjigjja:

Kur të vijnë menstruacionet, kjo është hajd, pavarësisht se a ka kaluar një kohë e shkurtë apo e gjatë mes tyre dhe menstruacioneve paraprake. Nëse një gruaje i vijnë menstruacionet e më pas i kalojnë, pastaj, pas pesë ditëve, apo gjashtë ditëve, apo dhjetë ditëve, i vijnë prapë menstruacionet, ajo s’bën të falet, sepse kjo është hajd. Kjo vlen për çdo kohë. Sa herë që asaj i kalojnë menstruacionet dhe pastaj i kthehen prapë, ajo s’bën
të falet. Por, nëse ajo ka gjakderdhje të vazhdueshme dhe vetëm për pak kohë i ndalet, atëherë ajo është mustehadeh (ajo që ka istihadeh apo gjakderdhje jo-menstruale), dhe, në
këtë rast, ajo s’bën të falet vetëm gjatë menstruacioneve të zakonshme të saj.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua”