Pyetja:

Isha shtatzënë në muajin e dytë kur abortova, dy ditë para se të shkoja në haxh. Isha e pastër, por, në ditën e terwijes, pashë disa pika të errëta, që u ngjanin pikave në ditët e fundit të menstruacioneve, dmth, nuk ishte gjak, por pika bojëkafe të papastra. Megjithëkëtë, e kreva haxhin. A është i vlefshëm haxhi im?

***

Përgjigjja:

Çfarë vjen pas pastrimit (nga menstruacionet), si qitja bojëkafe apo e zverdhemë, apo pikat, apo lagështia, s’është menstruacion. Kështu, kjo s’do të thotë që gruaja nuk mund të falet e të agjërojë, apo që burri s’mund të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e vet, ngaqë kjo s’është menstruacion. Umm Atije ka thënë: “Ne nuk e konsideronim qitjen bojëkafe apo të zverdhemë si diçka të rëndësishme.” [1] Në një transmetim tjetër: “… pasi pastroheshim”. [2]
Bazuar në këtë themi: Gjithçka që ka ndodhur, pasi të jeni të sigurt që kanë përfunduar
menstruacionet, nuk ndikon në gruan, apo kjo s’do të thotë që nuk është e lejueshme të
falet namazi apo të agjërohet, apo që burri i saj të mos ketë marrëdhënie intime me të.
Por, ajo s’bën të ngutet, derisa ta shohë tuhr (qitjen e bardhë që tregon përfundimin e
menstruacioneve), sepse disa gra, kur të pushojë gjakderdhja, nguten të bëjnë gusl, para
se ta shohin tuhr. Që këtu, gratë e sahabëve dërgonin tek Aisha copëza pambuku në të
cilat kishte gjak dhe ajo u thoshte: “Mos nxitoni derisa ta shihni qitjen e bardhë”.

Shejh Ibn Utheimin, “60 Su’alen an Ahkam el-Hajd”, pyetja 24

————————-

[1] Buhariu

[2] Ebu Davudi