Përgjigjja: Vlera e sures Ihlas është e madhe. Është transmetuar nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se ka thënë:

“Ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit” [tra. Buhariu nga Abdullah bin Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të] dhe këtë për shkak të përshkrimit që ia bën Zotit të lartësuar. Pra, vlera e saj është e madhe si dhe leximi i saj ka shpërblim të madh por, kjo nuk do të thotë se ai që e lexon vetëm atë apo e lexon shpesh është njëjtë si ai që e lexon Kuranin në tërësi. Bile ai që e lexon tërë Kuranin e arrin shpërblimin e tij dhe në të njëjtën kohë lexon këtë sure dhe e arrin shpërblimin për leximin e saj dhe leximin e Kuranit në tërësi.

Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:

“Ai që e lexon një shkronjë nga libri i Allahut i takon për të një e mirë, e një e mirë shënohet e dhjetëfishuar si dhe nuk them që ‘Elif -Lam- Mim’ është shkronjë por, Elifi është shkronjë, Mimi është shkronjë dhe Lami është shkronjë.” [tra. Tirmidhiu në Sunenin e tij nga Abdullah bin Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të]

Prandaj, leximi i sures “Ihlas” të vetme nuk konsiderohet si lexim i Kuranit por, arrin shpërblimin e veçantë për leximin e saj.

Shejh Feuzani