Pyetja: A ka ndonjë sure e cila është më e vlefshme se suret e tjera? Dhe a ka diçka që është veçuar vetvetiu?

Përgjigja: S’ka dyshim se Kurani dallon në veten e tij dhe një pjesë e tij është më e mirë se sa pjesa tjetër. Ka ajete më të vlefshme dhe sure me të vlefshme. Prej sureve më të dalluara janë sureja El Bekare dhe sureja Ali Imran sikur që ka ardhur në hadith:

“Do të vijnë ditën e gjykimit sikurse të jenë dy re apo dy …”

Pastaj Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) thotë: “Vërtet Shejtani ikën nga shtëpia në të cilën lexohet suretu El Bekare” dhe ka thënë: “Atë nuk e tolerojnë …” si dhe ka lajmëruar se ajo është … e Islamit.

Gjithashtu është transmetuar për vlerën e sures Fatiha se është Fatihatul Kitab (Hapëse e librit) dhe se ajo është Ummul Kuran (Esenca e Kuranit).

Gjithashtu është transmetuar për vlerën e sures Ihlas dhe se ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit dhe është transmetuar vlera e leximit të El Muavidhetejnit (Sures El Felek dhe En Nas).

Nuk ka dyshim se Kurani dallon mes vete megjithëkëtë i tëri është fjalë e Allahut dhe ë tëri është madhështor por, Allahu ia ka dhënë vlerë një pjese të tij ndaj një pjese tjetër.

Shejh Feuzani