Pyetja:

Për udhëzimin e shokut tim po bëj dua tash e disa muaj, por pse nuk po ka ndonjë rezultat?

***

Përgjigjja:

Udhëzimi është në dorën e Allahut. Ne që bëjmë lutje kërkojmë ndihmë prej Allahut. Nëse do Allahu bëhet nëse nuk do nuk bëhet. Ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me dua.
Së pari duhet të jeni shembull për shokun se si jetohet me fe. Më vonë e shpjegoni deri në një masë të caktuar. Nëse nuk mund te ja shpjegoni fenë e takoni me ndonjë person i cili ka dije fetare, p.sh., ndonjë hoxhë. Përpiquni të vizitoni vende të bukura, xhamia etj. Nëse lutja është një aspekt i kësaj pune, gjërat që duhet të bëhen në emër të ndriçimit dhe komunikimit janë dimensioni tjetër i punës.