Pyetja: Nëse je duke punuar në një pizzeri në shtetet perëndimore ku shumica e popullit janë krishterë, a është e lejuar nga ana e ime të punohet dhe të shitet mishi i derrit, derisa ato e kërkojnë atë.

Përgjigjja:

Falënderojmë All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin

Jo, nuk lejohet të punohet në ato vende ku detyrohesh të servosh ushqim të ndaluar, edhe pse myshteritë nuk janë musliman.
Sepse haramin nuk ke të drejtë t’ia servosh askujt, as muslimanit e as jomuslimanit.
Përndryshe do të lejohej të shitet droga jomuslimanëve, mirëpo edhe kjo është rreptësisht e ndaluar.
Ti duhet të kërkosh vend tjetër të punës, ku do ta fitosh rizkun hallall.

All-llahu e di më së miri.

Bekir Halimi