PYETJA:

I nderuari hoxhë! Në një radiostacion është emetuar një bisedë ndërmjet babait dhe djalit, me ç’rast djali e pyet babain: “Ku është Allahu xh.sh.?” Babai iu përgjigj: “Allahu xh.sh. është prezent në secilin vend.”

Pyetja ime është: Cili është qëndrimi sheriatik lidhur me këtë përgjigje?

PËRGJIGJJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Krijuesit të Lartësuar, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Përgjigjen të cilën e ka dhënë prindi në fjalë është i gabuar, në të vërtetë, ky është besimi i xhehmijve, i mutezilëve dhe i disa fraksioneve që shkojnë e i pasojnë mendimet e tyre.

Besimi i vërtetë në këtë çështje është mendimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit. Ajo është se Allahu xh.sh. është mbi qiejt, pra mbi Arsh dhe mbi të gjitha krijesat e Tij, ndërsa dituria e Tij është prezentë në secilin vend. Këtë e tregojnë ajetet e Kuranit, hadithet e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe qëndrimi (ixhmaja) i gjeneratave të para të këtij umeti.

Allahu i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor.” (El-Araf: 54)

Allahu xh.sh. këtë çështje e ka përmendur në gjashtë vende në Kuran. Kuptimi i fjalës “istiva” që është përmendur te Ehli Suneti është “lartësim” dhe “ngritje mbi Arsh” në mënyrën që i ka hije madhërisë së Allahut xh.sh. Se si është ngritja e Tij mbi Arsh, këtë nuk e di askush përveç Ai. Imam Maliku (Zoti e mëshiroftë) ka thënë: “Istiva është e njohur, mënyra është e panjohur. Besimi se Allahu xh.sh. është ngritur mbi Arsh është obligim, ndërsa pyetja se si është ngritur është risi.” Ngjashëm sikurse fjalët e imam Malikut janë edhe fjalët e shejhut të tij Rebia ibën Ebi Abdurrahmanit. Njëjtë është transmetuar edhe prej Umu Selemes (Allahu qoftë i kënaqur me të). Përndryshe, ky është qëndrimi i të gjithë sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe mendimi i imamëve të këtij umeti. Allahu xh.sh. në Librin e Tij në shumë vende ka thënë se Ai është mbi qiejt dhe se është i Lartësu- ar: “…gjykimi i përket vetëm Allahut, të Lartit e të Madhërishmit.” (El-Gafir: 12)

“Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë.” (Fatir: 10)

“Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!” (El-Bekare: 255)

“A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do ta bëjë Tokën t’ju kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas? A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do t’ju çojë furtunë gurësh? Atëherë do ta dini sa i frikshëm është paralajmërimi Im!”

Po e shohim se Allahu xh.sh. në shumë ajete qartë ka thënë se Ai është mbi qiejt dhe se është i ngritur, që në përgjithësi pajtohet me ajetet lidhur me “istivanë.”

Në bazë të kësaj, mund të vërejmë se nuk janë të sakta fjalët e ithtarëve të risive që thonë se Allahu xh.sh. është në secilin vend. Kështu, ky është besimi i panteistëve (i atyre që besojnë se Allahu xh.sh. me Qenien e Tij është trupëzuar dhe është bashkuar në gjithçka që ekziston rreth nesh dhe në ne). S’ka dyshim se ky besim është ku- fër dhe humbje e qartë, pra gënjeshtër ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) sepse Zoti xh.sh. na ka lajmëruar se Ai është ngritur mbi Arsh, ashtu siç e përmendëm më lart. Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) na ka lajmë- ruar nëpër hadithe autentike se Allahu xh.sh. është mbi qiejt, si për shembull: “Vallë, nuk keni besim në mua, ndërsa unë jam i besueshmi i Atij që është mbi qiej.” (El-Mulk: 16-17)

Lidhur me këtë çështje flasin edhe hadithet rreth Israsë dhe Miraxhit si dhe shumë hadithe të tjera.

/Shejh ibën Bazi/