Pyetja:

A është e lejueshme që një person me tejemum të udhëheqë në namaz, sepse s’ka tjetër pos tij që mund të udhëheqë namazin?

***

Përgjigjja:

Është e lejueshme që një person i cili ka bërë tejemum t’ua fal namazin atyre që janë me abdes, nëse ai ka bërë tejemum për një arsye sheriatike, për t’u pastruar prej papastërtisë së vogël a të madhe. Është e lejueshme për të që t’i udhëheqë në namaz ata që janë pastruar me ujë dhe në këtë s’ka gjë të keqe. Edhe atëherë kur dikush që është kompetent të udhëheqë namazin dhe është i pranishëm dhe ai (personi me tejemum) i udhëheq në namaz, s’ka gjë të keqe në këtë, nëse ai vetë është kompetent për udhëheqjen e namazit.

Shejh AbdulAziz bin Baz, “Fetaua Nur ala el-Derb” 2/654