Pyetja:

Personi i cili vjen ditën e xhuma dhe imami është në rekatin e parë, a konsiderohet se ai e ka arritur xhumanë (namazin e saj)?

***

Përgjigjja:

Po. Madje edhe nëse e gjen imamin në rekatin e dytë. Nëse vjen në rekatin e dytë para se imami ta ngrejë kokën e tij (prej rukusë), ai lidhet pas imamit derisa ai nuk është ngritur prej rekatit të dytë (është akoma në ruku) dhe kështu e ka arritur namazin e xhumasë.

Pastaj shton dhe një rekat tjetër pas dhënies së selamit (nga ana e imamit) dhe kjo konsiderohet se e ka arritur namazin e xhumasë.

Shejh Salih el-Feuzani, “Fetaua ala el-heua”

Përktheu: Unejs Sheme