Pyetje: A është më e mirë të falemi ulur në namazin e natës pa ndonjë arsye dhe ta zgjasim namazin apo të falemi në këmbë por ta shkurtojmë atë?
Përgjigje: Nëse nuk ke arsye që të pengon të qëndrosh në këmbë, atëherë lejohet të falesh ulur, por ke gjysmën e shpërblimit të atij që falet në këmbë.
Ndërsa nëse je i paaftë të qëndrosh në këmbë për shkak të sëmundjes apo diçkaje të ngjashme, atëherë e merr shpërblimin e plotë, pra shpërblehesh njësoj si ai që falet në këmbë.
Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com




