Pyetja:

A i lejohet mjekut nganjëherë të shohë avretin e pacientit apo ta prekë atë, me qëllim të ekzaminimit? Nganjëherë, gjatë operacioneve, mjeku bën prerje dhe si pasojë duart i bëhen me gjak e urinë. A duhet të përsëritet abdesi në këto raste, apo kjo është e rekomandueshme për të?

***

Përgjigjja:

S’ka gjë të keqe që mjeku (mashkull) të prekë auretin e mashkullit në rastet e domosdoshmërisë apo të shikojë në të, me qëllim të trajtimit mjekësor, qoftë përpara, qoftë mbrapa. Ai mund ta shikojë dhe ta prekë, nëse këtë e kërkon nevoja. Dhe s’ka gjë të
keqe në prekjen e gjakut, nëse për këtë shfaqet nevoja gjatë një operacioni, me qëllim që të ai të largohet apo që të kontrollohet plaga. Mbas kësaj, ai duhet t’i lajë duart për ta hequr gjakun që mund të ketë rënë në to. Prekja e gjakut apo e urinës nuk e prish abdesin, por, nëse ai e prek auretin, qoftë të parmë, qoftë të prapmë, kjo e prish abdesin. Prekja e gjakut dhe urinës, apo e ndonjë substance tjetër të papastër, nuk e prish abdesin, por ai duhet ta lajë atë që mbërrin në duart e tij. Kushdo që prek organet intime pa ndonjë pengesë në mes, dmth mes lëkurës, kjo e prish abdesin, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kushdo që prek organin e vet intim pa ndonjë pengesë në mes, duhet të marrë abdes”.
E njëjta gjë vlen edhe për një mjeke: nëse ajo prek organin intim të një femre për ndonjë arsye të rëndësishme, kjo e prish abdesin e saj, si në rastin e meshkujve.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua ue Mekalat Mutenewwi’eh” 6/20