Pyetja:

Nëse personi falet në safat e parë në xhami dhe e prish abdesin gjatë namazit, por ai s’mund të dalë jashtë, sepse ka shumë safa në xhami, a duhet të kompletojë namazin pa kënduar, vetëm duke rënë në ruku e sexhde dhe duke heshtur gjatë kijamit, apo duhet të ulet, derisa të përfundojë namazi, edhe nëse ai gjendet në mes të safave?

***

Përgjigjja:

Ajo që është urdhëruar në rastin e atij që e prish abdesin gjatë namazit është që të dalë jashtë, siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Ai s’duhet të dalë (nga namazi), përveç nëse dëgjon zë apo ndjen erë”. [1]
Nëse nuk del, për shkak të asaj që përmende nga vështirësia apo për shkak se ka shumë safa, s’është e lejueshme të vazhdosh namazin. Nëse ke mundësi të dalësh, atëherë duhet të dalësh. Kjo është çka na tregohet nga dëshmitë. Nëse s’mund të dalësh, duhet të ulesh, derisa të gjesh mundësi të dalësh. Allahu e di më së miri.

Shejh Salih el-Feuzan, “El-Munteka”

———————————

[1] Buhariu 1/43