– Mbulesa të mbron nga ngacmimet
Arsyen përse mbulesa është bërë obligim i domosdoshëm për gratë më së miri e përshkruan Kurani në ajetet e sures el-Ahzab: “O Profet, thuaju grave dhe vajzave tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është menyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” Ahzab, 59.
Kurani për mbulesën thotë se ajo është e detyrueshme për gruan, kështu që të njihen ato si gra modeste dhe kjo gjithashtu do t’i mbrojë nga ngacmimet e meshkujve.
– Shembujt e dy motrave binjake
Të supozojmë dy motra, të cilat janë binjake dhe nga bukuria janë të barabarta. Nëse ju jeni duke ecur rrugës, do të shikoni se njëra prej tyre është e mbuluar me veshje islame, i tërë trupi i saj është i mbuluar, përveç fytyrës dhe shuplakave të duarve, kurse motra tjetër është e veshur në stilin evropian të rrobave; me minifund ose pantallona të shkurtra. Atje në qoshe të rrugës pret një rrugaç ose kopuk për të ngacmuar ndonjë vajzë. Cilën vajzë do ta ngacmonte ai? Vajzën e mbuluar me hixhab apo vajzën e veshur me minifund? Natyrisht që ai do ta ngacmonte vajzën e veshur me minifund. Të tilla veshje janë ftesë indirekte për gjininë e kundërt; ftesë për bezdisje e ngacmim. Ndaj dhe Kurani në mënyrë të drejtë thotë se mbulesa e mbron gruan nga çdo lloj ngacmimi.
– Shoqëria perëndimore pretendon gabimisht se kinse ka ngritur gruan dhe statusin e saj
Diskutimi i Perëndimit rreth liberalizmit të gruas nuk është asgjë tjetër vetëm se një forme maskimi i shfrytëzimit të trupit të saj; degjenerimit të shpirtit dhe grabitjes së nderit të saj. Shoqëria perëndimore pretendon të ketë ‘ngritur pozitën e gruas’. Në të kundërtën, ata faktikisht i kanë ulur pozitën e saj duke e konsideruar atë si një grua pa kurorë, dashnore, flutura për shoqërinë, të cilat thjesht janë vegla në duart e kërkuesve të kënaqësisë dhe kontrabandistëve të seksit, të fshehur pas ekranit të ashtuquajtur ‘art’ dhe ‘kulturë’.
– Në SHBA më shumë dhunime
Shtetet e Bashkuara të Amerikës supozohen si njëri ndër vendet më të zhvilluara dhe më të avancuara të botës. SHBA-ja ka gjithashtu numrin më të lartë të dhunimeve krahasuar me çdo vend tjetër të botës. Sipas raportit të FBI-së, në vitin 1990, vetëm në SHBA për çdo ditë shënoheshin mesatarisht 1756 raste dhunimesh. Më vonë, një raport tjetër thotë se për çdo ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryhen mesatarisht 1900 dhunime. Viti nuk është cekur. Mund të ketë qenë 1992 ose 1993. Ka gjasa që amerikanët në vitet në vazhdim u bënë shumë të ‘guximshëm’. Paramendo një skenar sikur veshja islame të ishte zbatuar në Amerikë. Sa herë që dikush do të shikonte ndonjë grua dhe sa herë që në mendjen e tij do të sillej ndonjë mendim apo qëllim i paturpshëm, ai do ta ulte shikimin dhe vështrimin e tij të ngultë. Sikur çdo grua të vishej me mbulesën islame; pra ta mbulonte trupin në tërësi, përveç fytyrës dhe duarve deri në nyja, pas kësaj, nëse një burrë dhunon ndonjë vajzë, ai do të meritonte dënimin e rëndë, me fjalë të tjera do të ekzekutohej. Tani, unë pyes: Në rrethana të tilla, a do rritej numri i dhunimeve, a do të qëndronte shifra ashtu si është tani apo do të zvogëlohej?
– Aplikimi i legjislacionit (sheriatit) Islam do ta zvogëlonte shifrën e dhunimeve.
Natyrisht se sa më shpejt që do të ishte miratuar sheriati islam, rezultatet pozitive nuk do të kishin munguar; do të ishin të njohura dhe të pashmangshme për masën. Po që se ligji islam do të ishte zbatuar në çfarëdo vendi të botës, qoftë ajo Amerika apo Evropa, shoqëria do të kishte frymuar më lirshëm. Islami nuk degradon asnjë grua, në fakt ai e ngre dhe e mbron modestinë dhe pastërtinë e saj
Burimi : Libri “PËRGJIGJE JOMUSLIMANËVE NË PYETJET MË TË SHPESHTA PËR ISLAMIN” nga autori : Dr. Zakir Naik.