Pyetja:

Pse në Kuran ka ajete të paqarta?

***

Përgjigjja:

Zoti i Lartëmadhëruar thotë:

Ai është që ta ka zbritur ty Librin (Kuranin). Në të ka ajete plotësisht të qarta, të cilat janë themelet e librit dhe të tjera jo krejtësisht të qarta. Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ndjekin atë që nuk është krejtësisht e qartë, në këtë mënyrë ata duan ngatërresa (mosmarrëveshje e konflikte) dhe duan kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta, pos Allahut dhe ata që janë të thelluar në dituri thonë: Ne e besojmë atë, i tëri (Kurani) është nga Zoti ynë. Këtë nuk e logjikojnë, pos atyre që kanë mendje të shëndoshë.”
(Ali Imran: 7)

E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur’ani) është i vërtet prej Zotit tënd dhe kështu t’i besojnë atij (Kur’anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij. E Allahu patjetër do t’i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.” (Haxh: 54)

Allahu i Lartmadhëruar ka dashur ta testojë dhe ta sprovojë besimtarin. Sprovimi duhet të jetë i qartë se është testim.

Allahu dëshiron ta dallojë të mirën prej së keqes, ndërsa Ai e di se çka është e mirë dhe çka është e keqe. Mirëpo, dëshiron që edhe ti vetë ta vendosësh në praktikë, për të qenë argument për ty.

Ai e di, por Ai dëshiron dituri praktike dhe me dëshminë tënde. Sepse po të thoshte, me diturinë që e ke ti; ti ndoshta do të kishe thënë: Po të kisha pritur do të kishte qenë kjo, kjo.

Kurani është një, por pranimi i tij është i ndryshëm. Kështu, edhe pranimi i të gjitha fshehtësive dhe pranimi i të gjitha gjërave në të cilat bazohet mendja besimtari i pranon ato, sepse ato janë të vërteta dhe të drejta dhe janë prej të Drejtit dhe Vërtetuesit (Allahut), e kuptoi apo nuk e kuptoi ai.

Ky është shkaku pse në Kuran ka ajete të paqarta. Kurani ka zbritur për të na sqaruar ligjet dhe dispozitat, ndërsa ajetet e paqarta, që kanë zbritur në Kuran, kanë zbritur për ta vënë imanin në peshojë. Pra, në të janë ajetet e qarta dhe të tjerat të paqarta.

Muhamed Muteveli Sharavi, “Fetva”