FESTIMI I “VITIT TË RI”

Falënderimi i takon vetëm Allahut kurse  selamet dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin.

Festimi i festave është fenomen mbarënjerëzor, fenomen prej së cilit nuk shpëton asnjë popull nga popujt dhe ky fenomen buron si rezultat i dëshirës për të ngjallur ndonjë kujtim të caktuar ose për të shfaqur gëzim, hare, falënderim në mënyrë të vazhdueshme dhe që përsëritet vit pas viti, andaj edhe quhet “i’id”(festë).

Pasiqë Allahu e din këtë tendencë të natyrshme tek njerëzit, i udhëzoi që ta shfaqin atë në mënyrë të ndershme, brenda suazave të përgjithshme të urtësisë nga krijimi i krijesave dhe rolit të njeriut dhe robërisë së tij ndaj Allahut. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili thotë: “Kur erdhi i Dërguari i Allahut në Medinë, ata (banorët e Medines) kishin dy ditë të cilat i festonin, andaj tha: Çfarë janë këta dy ditë? Thanë: I festonim në xhahilijet. Tha i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Allahu ua ka zëvendësuar me dy ditë më të mira: Fitër dhe Kurban Bajramin” (Transmeton Ebu Davudi dhe Ahmedi). I tha i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) Ebu Bekrit: “O Ebu Bekr, çdo popull ka festë dhe kjo është festa e jonë” (Transmeton Buhariu).

Këta dy tekste janë argument për veçimin e këtij Ummeti me festa të cilat kanë karakter shoqërorë dhe fetarë dhe largimin e Ummetit nga çdo festë të huaj, me çfarëdo cilësie qoftë, fetare, popullore apo shoqërore.

Shfrenohen njerëzit nëpër botë që nga 25 dhjetori (festat e Krishtlindjes), pastaj ky shfrenim arrin kulminacionin më 31 dhjetor në të ashtuquajturën Nata e Vitit të ri.

Disa prej muslimanëve me vetëdije apo pa vetëdije marrin pjesë në këtë vepër, duke mos u veçuar me krenarinë me të cilën e ka veçuar Allahu këtë Ummet.

Tekste të shumta të sheriatit tregojnë domosdoshmërinë e veçimit dhe largimit të Ummetit të Muhammedit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nga ummetet (popujt), fetë dhe grupacionet  tjera. Nuk ka diçka për tu habitur, pasiqë ky  Ummet është Ummet i mesazhit të fundit, i Dërguari i tij është Muhammedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe Libri i tij është Kur’ani.

Allahu e ka zbukuruar këtë Ummet kur e ka cilësuar me fjalët e Tij:

{كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللّهِ} سورة آل عمران: 110

Ju jeni Ummeti më i mirë që është nxjerrur për njerëzit, urdhëroni në të mirë, ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun”. (Al Imran:110)

Andaj ky Ummet është ummeti më i mirë siç ka ardhur në hadithin e Mua’vije ibn Hijede se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ju jeni sa 70 popuj, bile më të mirët prej tyre dhe më fisnik tek Allahu” (Transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Ahmedi dhe Hakim) dhe poashtu thotë: “Banorët e Xhennetit janë 120 rreshta, prej tyre tetëdhjetë rreshta janë prej këtij Ummeti” (Transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi).

Thotë Ibn Kethiri: “Ky Ummet është i pari në vepra në krye me të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), sepse ai është krijesa më e ngritur dhe më fisniki nga profetët e Allahut. Allahu e dërgoi me sheriat të plotë dhe të madh, i cili nuk i është dhënë ndonjë profeti apo të dërguari para tij, andaj pak vepra me metodologjinë e tij dhe në rrugën e tij zënë vendin e shumë veprave me metodologjinë e dikujt tjetër.” (Tefsir Ibn Kethir 2/94).

Si rezultat i dobësimit të vetëdijes së shëndoshë dhe dobësimit të përkatësisë së besimit, disa prej muslimanëve në këto kohëra të fundit marrin pjesë  në festimin e Festave të Krishtlindjes dhe Vitit të ri dhe shfaqin simbolet dhe fenomenet krishtere siç janë:

1-      Urimi i këtyre festave dhe shkëmbim i kartelave përuruese nëpërmes internetit.

2-      Pjesmarrja me krishterët në festimin e këtyre festave, qoftë nëpër kisha, hotele, qendra publike apo nëpërmjet kanaleve satelitore.

3-      Këndimi, kërcimi, mëkatet, shfrenimi, pirja e alkoolit dhe gjëra tjera të cilat bëhen natën e “Vitit të ri”.

4-      Blerja e bredhit dhe ngjallja e personalitetit të Baba dimrit, duke e bërë si njeri i cili shpërndan dhurata në këtë natë.

Nuk lejohet festimi Krishtlindjeve dhe as Vitit të ri

Sa i përket të parës (Krishtlindjeve): Kjo festë ka karakter fetar i cili çon në kufër, sepse Isai (alejhi selam) cilësohet me cilësi Zoti, si bir i Zotit, me kryqëzim dhe gjëra tjera të cilat i përsërisin priftërinjtë gjatë këtyre ditëve.

Kurse sa i përket festës së dytë (Viti i ri): Kjo festë poashtu ka karakter fetarë që çon në shfrenim dhe e degradon njeriun si qenie njerëzore, gjë që nuk i takon një njeriu edhe më pak një besimtari.

I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i shikonte këta gjëra me shumë vëmendje, andaj kur njëri prej sahabëve u zotua që të pret kurban një deve në Buvane (vend në perëndim të Gad. Arabik), erdhi tek i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe i tha: “Unë jam zotuar që të pres një deve  në Buvane, atëherë i tha i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): A ka atje një put prej putave të xhahilijetit që adhurohej? Thanë: jo. Tha (Pejgamberi): A festonin ata atje një festë prej festave të tyre? Thanë: Jo. Tha i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Çoje në vend zotimin tënd, sepse nuk ka zotim duke i bërë mëkat Allahut dhe në gjërat të cilat nuk i posedon i biri i Ademit”. (Transmeton Ebu Davudi)

Nga Abdullah ibn Amr ibn el-A’as ka thënë: “Kush jeton në vendet e mosbesimtarëve dhe feston “nejruz-in” dhe “meherxhan-in” e tyre derisa të vdes, do të ringjallet me ta në Ditën e Gjykimit” (Transmeton Bejheki në Es-Sunen 9/234), (“nejruz” dhe “meherxhan” janë festa të zjarrëputistëve).

Sekreti i kësaj është se mes përngjasimit të dukshëm dhe besimit të brendshëm ka lidhje të fortë, thotë Ibn Tejmije në librin e tij “Iktid’a sirat el-mustekim”: “Rruga e drejtë është: vepra të brendshme në zemër, si besimet, dëshirat dhe gjëra të ndryshme dhe vepra të dukshme qofshin ata thënie apo vepra të cilat mundet të jenë ibadete (adhurime), mirëpo mundet të jenë edhe “adete” (zakone) të ushqimit, veshjes, martesave, të vendbanimit, të bashkimit, të ndarjes, të udhëtimit, të transportit dhe gjëra tjera. Këta gjëra të brendshme dhe të jashtme mes tyre kanë lidhje, sepse ajo çka e ndjen zemra prej ndjenjave dhe gjendjeve medoemos të reflektohet në gjëra të dukshme dhe atë çka e bën nga veprat e dukshme medoemos të reflektojnë ndjenja në zemër.

Allahu e ka dërguar Muhammedin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) me urtësi, pra me Sunnetin e tij, i cili është ligj dhe metodologji që i është zbritur atij. Prej kësaj urtësie është se ka legjisluar vepra dhe thënie të cilat na veçojnë nga rruga e çifutëve dhe e krishterëve.

Na ka urdhëruar që t’i kundërshtojmë në çështjet e dukshme, edhepse shumica e njerëzve nuk shohin në këtë ndonjë të keqe dhe kjo është për disa shkaqe: Përngjasimi në pamjen e jashtme mbjell ngjashmëri dhe afërsi mes atij që përngjason dhe atij që përngjasohet. Ky përngjasim shpien deri te një lloj pajtueshmërie në moral dhe në vepër. Kjo gjë është e vërtetuar praktikisht, p.sh ai i cili vishet me veshje të dijetarëve, ndjen në veten e tij një lloj përputhhshmërie me ta, poashtu ai i cili vesh tesha ushtarake ndjen në veten e tij se i bën disa gjeste të tyre dhe natyrshmëria e tij kontrollohet nga këto gjëra, përpos nëse nuk gjendet ndonjë pengesë për të…, derisa thotë: “Kundërshtimi në gjërat e dukshme detyrimisht sjell veçim dhe ndarje, i ndërpret shkaqet e devijimit, mbjell simpati ndaj të udhëzuarve dhe me të realizohet ndërpritja e miqësisë mes ushtarëve të Allahut të shpëtuar dhe armiqëve të Tij të dëshpruar…”,  derisa thotë: “Pjesëmarrja me ata në çështje të dukshme detyrimisht sjell përngjasim në këto gjëra, derisa mos të ketë dallim në pamjen e jashtme mes atyre me të cilët Allahu është i kënaqur me ta dhe mes çifutëve dhe krishterëve…” (1/81-82 me disa shkurtesa).

Nuk i kupton këta gjëra përpos ai zemra e të cilit ndjen Iman dhe Teuhid. Kurse fetarët tradicional me iman të dobët, nuk shohin diç të keqe në përngjasim (me mosbesimtarët) dhe i sheh ata se si ia përurojnë njëri tjetrit këta festa dhe shfaqin gëzimin dhe harenë e tyre, duke mos u brengosur aspak.

Thotë Ibn Kajjimi në “Ahkam ehl edh-dhimmeh”: “Sa i përket përurimit për simbolet e veçanta të kufrit, është e ndaluar me konsenzus, si p.sh t’jua uron festat dhe agjërimin e tyre dhe t’ju thotë: “Festë të begatshme” ose “Urime festën” etj, nëse themi se thënësi shpëton prej kufrit, atëherë padyshim se ka vepruar haram (kjo vepër është haram). Ky është sikurse ai që ua uron sexhden që i bëhet kryqit, bile ky është është mëkat më i madh dhe hidhëron Allahun me tëpër sesa dikujt t’i urohet pirja e alkoolit, vrasja njeriut të pafajshëm, amoraliteti (zinaja) etj. Andaj shumë prej atyre tek të cilët feja nuk ka asnjë pozitë bien në këtë vepër dhe nuk e dijnë shëmtueshmërine e asaj që e kanë bërë, pra secili që i uron dikujt festë që përmban në vete mëkat ose risi në fe, duhet ta din se me këtë ka merituar hidhërimin e Allahut” (205-206).

 

Autor: Dr.Ahmed el-Kadi

Përktheu me disa shkurtesa: Ali Ashani
Rizgjimi.com