Pyetja:
Përse nuk ka pasur profet femër?
***
Përgjigjja:
Së pari të themi se kjo çështje i takon Allahut, sepse Ai thotë në Kuran: “Zoti yt krijon ç’të dojë dhe përzgjedh..” (Kasas, 68).
Dhe thotë: “Allahu përzgjedh prej mealikeve dhe njerëzve të dërguar..” (Haxh, 75).
Dhe thotë: “O Muhamed, përpara teje nuk kemi dërguar vetëm se burra”. (Nahl, 43).
Allahu është që vendos ligjet dhe rregullat dhe ne detyrohemi t’i nënshtrohemi dhe të bindemi. Allahu thotë në Kuran: “Allahu nuk pyetet për atë që vendos, po njerëzit do të merren në llogari dhe do të pyeten.” (Enbija, 23)
“Ata debatojnë për ligjet dhe gjykimet e Tij dhe ata harrojnë se Ai ka një dënim të ashpër dhe i Plotfuqishëm që ta realizojë atë.”
Së dyti dhe logjikisht të themi: Si mundet të jetë një grua profete kur kjo bie ndesh me detyrat e Profetit dhe misionin e tij? Ja disa fakte:
a) Profeti i predikon të gjithë shtresave të shoqërisë. A mundet një femër ta bëjë këtë? Besoj se s’mundet.
b) Profeti duhet të jetë vazhdimisht në shërbim të shpalljes, ndërkohë që femra s’mund ta realizojë këtë për shumë arsye, sepse ajo ka detyra ndaj familjes, burrit, fëmijëve, ka momente dobësie, zëri i saj, shëndeti i saj, luhatjet e saj; të gjitha këto janë fakte që tregojnë se ajo nuk mund të përballojë këtë mision.
c) Profeti ka dhe rolin e udhëheqjes, ndërkohë që i udhëhequri nuk udhëheq.
d) Gruaja, natyrisht, ka momente që s’mund të jetë e gatshme për të pritur shpallje, siç janë menstruacionet, lehonia, shtatzënia, gjidhënia, etj., etj.
Gjithmonë bëhet fjalë këtu para Profetit Muhamed, ﷺ, sepse me ardhjen e tij është mbyllur ky proces, ne thjesht po trajtonim procesin si urtësi e Zotit. Allahu e di më së miri!
Dr. Imam Ahmed Kalaja