Pyetja: Pse të gjithë pejgamberët ia kanë tërhequr vërejtjen popujve të tyre nga Dezhalli, kur dihet fare mirë se ai do të dalë pak para se të përfundojë kjo botë?

    Përgjigje: Sprova më e madhe në sipërfaqen e tokës, prej krijimit të Ademit, alejhi selam, e deri në Ditën e Kijametit është sprova e Dexha- llit, siç ka treguar Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

    Pikerisht për këtë të gjithë pejgamberet qysh nga Nuhu e deri te Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i kanë lajmëruar popujt e tyre për të (Buhariu), duke ua theksuar, duke ua rritur këtë çështje dhe duke ua tërhequr vërejtjen nga ai.

    All-llahu, azze ue xhel-le, e di se ai do të dalë pak para përfundimit të kësaj bote, por i ka urdhëruar pejgamberët që t’ua tërheqin vërejtjen popujve të tyre nga Dexhalli, ashtu që të bëhet i qartë problemi dhe rëndësia e tij.

    Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Po të dali ai duke qenë unë gjallë, unë ju mjaftoj juve, e nëse jo atëherë secili duhet ta mbrojë Veten. e All-llahu është në vend tim për çdo besimtar” (Muslimi). Sa Zëvendës i Mirë që është Zoti ynë.

    Çështja e Dexhallit është çështje e madhe, bile ai është sprova më e madhe prej krijimit të Ademit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e deri në Ditën e Kijametit, siç na është treguar në hadith.

    Për këtë edhe ka merituar që të bëjmë lutje të veçantë në namaz për mbrojtje nga ai, edhe pse ai bën pjesë në sprovat e jetës.

    Kam për qëllim lutjen, e cila thuhet në fund të namazit: “Kërkoj mbrojtje prej All-llahut nga dënimi i Xhehenemit, dënimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes si dhe nga sprova e Dexhallit”.

    Fjala Dexhall rrjedh nga fjala dexhel që d.m.th., maskim, shtrembërim, sepse ky është maskues e mashtrues, bile mashtruesi dhe gënjeshtari më i madh.

    Burimi: “Kushtete e Fesë” / Shejh Uthejmini