Pyetje: Ekzistojnë aq shumë religjione, kështu që pse të zgjedhim islamin?

Përgjigje: Islami nuk është thjesht një religjion midis religjioneve të tjera.
Megjithatë, islami pajtohet me besimin e gjithë profetëve të Dhiatës së Vjetër. Islami është një korrigjim i rrugës së feve që kanë devijuar dhe një rivendosje e besimit monoteist të profetëve të Dhiatës së Vjetër.
Allahu i Madhëruar thotë: ” Ai ka urdhëruar për ju atë fe, të cilën ta zbuloi ty (o Muhamed) dhe që pati urdhëruar për Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain duke thënë: “Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!” Por për idhujtarët është e rëndë ajo, në të cilën po i fton ti. Allahu zgjedh për këtë fe kë të dojë dhe udhëzon dhe udhëzon drejt saj këdo që kthehet tek Ai me pendim.” Surja esh-Shura:13

Në fakt, Islami nuk është një fe si çdo fe tjetër; përkundrazi, është origjina e të gjitha feve.

Dr. Hejthem Talat
*Shkëputur nga libri Islami dhe ateizmi ballë për ballë