Pyetje: E kujtoj shpesh vdekjen?

Përgjigje: Kujtimi i vdekjes nuk bën të shndrrohet në vesvese e kjo pastaj të kaloj në frikë. Kujtimi i vdekjes të shërbej si inkurajim i punëve të mira, ta shpeshtosh pendimin e të shpejtosh që punët t’i përfundosh në kohën e caktuar. Vdekja të shërbej pozitivisht në jetën tonë. Ai njeri që e kujton vdekjen është më i vëmendshëm krahasuar me njeriun që nuk e kujton fare atë.

Hoxhë Enis Rama