Pyetja:
I fali pesë kohët e namazit qe gjashtë vite por kam dëgjuar prej një motre se vetëm në farze duhet dhënë selam. A duhet të japim selam edhe në sunete kur falemi? Pasi që gjithmonë kam dhënë selam si në sunete ashtu edhe në farze.
***
Përgjigjja:
Natyrisht se namazi është adhurim me fjalë dhe vepra të caktuara, fillon me tekbir (Allahu ekber) dhe mbaron me selam.
Dhënia e selamit në fund të namazit është prej shtyllave të namazit. Ai që nuk e bën këtë duhet ta përsërisë namazin ngase ai që e lë një shtyllë të namazit nuk mund ta përmirësojë atë vetëm se me përsëritjen e tij (pra nuk përmirësohet me sehvi sexhde).
Bedri Robaj