Pyetja:

Si duhet vepruar ditën e xhuma?

***

Përgjigjja:

Merr gusul (larje të përgjithshme) dhe shko herët në xhuma. Lexo suren “El-Kehf”. Është e preferuar për çdo musliman të dërgoj sa më shumë salavate. Mos e përshëndet askënd pasi të fillon hutbeja. Pasi të mbarojë hutbeja tregoi atij se gjatë hutbes nuk lejohen gjëra të tilla, as me fjalë dhe as me veprime. Xhemati nuk duhet t’i ngrejnë duart kur imami bën dua, përveçse në lutjen që bëhet për kërkimin e shiut. Nëse hatibi bën lutje për kërkimin e shiut dhe thotë: “Allahumme egithna”, ata i ngrejnë duart nëse imami i ngre. Ndërsa kush i ngre duart në lutjen gjatë hutbes së xhumasë, personit i tërhiqet vërejtja pas hutbes. Atij i thuhet: Ky veprim nuk është prej sunetit. Xhumaja nuk ka sunete para saj. Njeriu nëse vjen herët në xhami (ditën e xhuma), le të fal sa të dojë derisa të hyjë koha e ndaluar (ku ndalohet falja).

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Suvalun alal-Hatifi” vëll, 1