Pyetje: A ka namaz sunnet para apo pas xhumasë?
Përgjigje: Lavdi Allahut. Sʹka namaz sunnet të rregullt para xhumasë, sipas opinionit më të
saktë. Por, muslimani këshillohet që, kur të vijë në xhami, të falë aq sa tʹia mundësojë Allahu të
falë, duke jep selam pas çdo dy rekateve, sepse pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
ʺNamazi i natës dhe i ditës [dmth të tjerat veç farzeve] është dy nga dyʺ. [Transmetuar nga
Imam Ahmed dhe nga autorët e Sunen, me isnad hasen. Origjinali gjendet në el‐Sahi, pa
përmendur ditën.]
Shumë transmetime të vërteta tregojnë se muslimani këshillohet që, kur të vijë në xhami ditën e
xhumasë, të falë aq sa do Allahu para se të dalë imami. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]
nuk ka specifikuar se a duhet të falen dy, katër apo më shumë. E gjithë kjo është mirë. Por,
minimumi është dy rekate të përshëndetjes së xhamisë.
Sa i përket faljes pas xhumasë, ka namaz sunnet të rregullt, minimum i të cilave është dy rekate
dhe maksimumi katër. Sepse pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
ʺKushdo nga ju që falet pas xhumasë, le tʹi falë katër [rekate]ʺ. [Transmetuar nga Muslim, el‐
Xhumuʹah, 8881]
Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] falte dy rekate pas xhumasë në shtëpinë e vet. Allahu na
ndihmoftë për të bërë atë që e kënaq Atë.
Mexhmu Fetaua ue Mekalat Mutenewwiʹeh li Semahat el‐Shejh el‐Al‐lameh Abd el‐Aziz AbdAllah ibn Baz, pjesa 12, vëllimi 386




