Pyetja:

Dënimi i varrit, a është i vazhdueshëm apo i përkohshëm?

***

Përgjigja:

Sa i përket mosbesimtarit, atij nuk ka asnjë mënyrë që t’i arrijë mirësia dhe mëshira e Allahut. Dhe dënimi ndaj tij është i vazhdueshëm (deri në Ditën e Kiametit).

Kurse, për mëkatarin besimtar, dënimi i tij në varr është sipas gradës së mëkatit që ai ka vepruar. Ndërsa, dënimi për mëkatet e tij mund të jetë më i shkurtër (i përkohshëm) se jeta e varrit, si dhe dënimet në varrë ndalen para fillimit të Ditës së Kiametit.

Shejh Uthejmini

Përktheu: Suad Shabani