Pyetja:

Çfarë pasurie duhet të kemi për t’u obliguar me therjen e kurbanit?

***

Përgjigjja:

Më lart përmendëm se therja e kurbanit nuk është obligim-vaxhib, por është sunet për atë që ka mundësi, për atë që ka pasuri aq sa jep zekatin prej çfarëdo pasurie, me kusht që familja të mos jetë e nevojshme për këtë pasuri.

Pra, duhet t’i kryesh nevojat elementare të familjes tënde, gjithashtu të mos i jesh borxhli dikujt, sepse nëse je në borxh dhe borxhi yt është më i madh se vlera e kurbanit, atëherë nuk ther kurban fare, respektivisht nuk e ke sunet, nuk je i obliguar ta therësh kurbanin. Por nëse ke borxh, kurse pasuria që posedon për momentin e lan borxhin dhe të mjafton për kurban, atëherë duhet  të therësh kurban. Ose ke borxh, por nuk e ke për ngut, respektivisht therja e kurbanit nuk ndikon në vonimin apo mospagimin e borxhit, atëherë ther kurban.

Në lidhje me këtë, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush ka mundësi materiale për të therur kurban e nuk ther, mos t’i afrohet fare vendit të faljes (së namazit të Bajramit).” [1]

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

——————–

[1]  Ibën Maxhe, nr. 3123. Albani ka thënë: “Hadithi është hasen”.