Pyetja:

Si bëhet nijeti kur dëshiron ta presësh kurbanin ose t’i japësh të hollat për
kurban?

***

Përgjigjja:

Edhe pse nijeti është kusht për çdo vepër të mirë, nuk ka nijet të caktuar që duhet shqiptuar me rastin e kryerjes së ndonjë ibadeti në përgjithësi, përveç haxhit.
Sa i përket prerjes së kurbanit, nijeti është vet vendosja për ta prerë kurbanin,  blerja e kafshës apo dërgimi i mjeteve personit, të cilin e autorizon për ta prerë kurbanin.

Dhënia e të hollave për ta prerë kurbanin nuk konsiderohet sadaka, por autorizim që dikush ta pres atë në vend tuajin. Dhe, nuk ka nevojë të shqiptohet me fjalë nijeti.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku