Pyetja:
Në rastin kur namazi po falet me imam dhe e kap në mes, si bëhet saktësisht plotësimi i tij në fund? (p.sh.: kur plotësohet rekati i parë, plotësohet njësoj si të ishte rekati i parë?)
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Të parën e namazit konsideron atë që ka kapur me imamin, duke u mbështetur në hadithin: “…falni atë që e keni kapur me imamin e ç’ka mbetur plotësojeni”.
Imam Dr. Ahmed Kalaja