Pyetja:

Kam luajtur shumë bixhoz, si të pendohem prej këtij gjynahu?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i përket vetëm Allahut, është detyrë për ty që të braktisësh menjeherë bixhozin, ata që luajnë bixhoz, ato vende ku luhet dhe prej mjeteve te bixhozit.

Gjithashtu të pendohesh e të bëhesh pishman për atë kohë që të ka humbur, dhe të vendosësh se nuk do i kthehesh atij gjynahu dhe të japësh lëmoshë, bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ të cilën e ka përcjellur Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të): ”Kush betohet dhe thotë në betimin e tij: ”Pasha Latin dhe Uzan!”, le të thotë si shlyerje për këtë gabim: La ilahe il’laAllah; (Nuk i takon adhurimi askujt përvec Allahut), dhe gjithashtu kush i thotë shokut të tij hajde të luajmë bixhoz , le të japë lëmoshë per ta shlyer këtë gjynah. ”

Neveviu ka thënë: ”Dijetarët kanë thënë: ”Urdhëroi për të dhënë lëmoshë si shlyerje për gabimin e tij, duke kërkuar me fjale kryerjen e këtij gjynahi”. Khatabi ka thënë: ”Te japi lëmoshë në sasinë e atyre parave që donte të luante bixhoz.”

Neveviu ka thënë : ”E vërteta me të cilën jane studiuesit – sic tregon thënia e hadithit  – që nuk veçohet të jetë lëmosha patjetër në sasinë që ai donte të luante bixhoz, por mund të japë lëmoshë me atë që ka mundësi, prej asaj që konsiderohet lëmoshë, dhe këtë gjykim e ndihmon në argumentim transmetimi tjetër i hadithit, “le të japë lëmoshë me diçka”.

Meusuatu Fikhije, Vellimi/39, Faqja :407.

Përktheu Junus Telezi