SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Sehl ibn Sad, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Keni kujdes mëkatet e vogla, shembulli i mëkateve të vogla është si shembulli i një grupi të njerëzve të cilët zbritën në një luginë, kështu që njëri prej tyre solli një degë e tjetri një degë, bartën aq sa poqën bukën, njashtu janë edhe mëkatet që duken si të pavlera, kur njeriu nuk u kushton rëndësi ato e shkatërrojnë.”[1]

KUPTIMI I HADITHIT

Mëkate të vogla jaë ato mëkate që në syrin e vepruesit janë të nënvlerësuara. Qëllimi i hadithit është të nxis në mosanashkalim të mëkateve të përçmuara, të llogarit njeriu veten, të mos jetë neglizhent, ngase ai i cili nuk i vën re këtyre mëkateve, ato do e shkatërrojnë, për arsye se mëkatet e vogla kur shumohen bëhen të mëdha, siç ka thënë ibn Batali, Allahu e mëshiroftë.[2]

DOBI NGA HADITHI

  1. Mëktet ndahen në të mëdha dhe të vogla, ashtu siç thotë Allahu: “Në qoftë se ju i shmangeni gabimeve të mëdha, që u janë ndaluar juve, Na do t’ju mbulojmë gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiejmë në (një) vend të mrekullueshëm (në xhennet).” Nisa, 31. Dhe thotë: “ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe veprave të këqia (imorale), pos mëkateve të vogla. Me të vërtetë, Zoti yt është i gjerë (i pakufishëm) në falje.” Nexhm, 32.

Definicioni më i mirë për mëkatet e mëdha është: Ato mëkate për të cilat vijojnë sanksione që në këtë botë, ose kërcënim për to me zjarr, apo mallkim, apo hidhërrim. Disa i kanë bashkangjitur edhe mohimin e besimit, apo është thënë (për vepruesin e tyre) është larg nesh, apo nuk është prej nesh nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem.

Ndërsa mëkatet e vogla: Janë ato mëkate mbi të cilat nuk ka sanksione në këtë botë e as kërcënim në ahiret. Ky është mëndimi më i saktë në lidhje me definicionin për mëkatet e vogla.

  1. Tërheqja e vërejtjes për mëkatet, gabimet, dhe mos anashkalimi i diç prej tyre, për arsye se gjynahet e vogla nëse nuk kërkohet falje për to, apo vazhdon vepruesi në to, ato bëhen shkak i shkatërrimit të tij.
  2. Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mëkatet shkaktojnë gjurmë të këqija, të shëmtuara, e të dëmshme për zemrën dhe trupin e njeriut, që në këtë botë dhe në botën tjetër, vetëm Allahu e di se sa, që prej privimit nga dija, për arsye se dituria është dritë që Allahu e fut në zemër, e mëkatet e shuajnë atë dritë. Prej tyre, privimi i riskut, vrazhdësia që e gjen mëkatari në zemrën e tij, në raportin mes tij dhe Allahut, që nuk barazohet asnjë kënaqësi, po edhe nëse mblidhen të gjitha kënaqësitë e dynjasë, nuk krahasohen me këtë vrazhdësi. Kjo është një çështje që nuk e shijon pos ai i cili në zemrën e tij ka jetë, përshkak që plagët nuk i shkaktojnë dhimbje të vdekurit. Nëse njeriu nuk i braktis mëkatet për diç tjetër vetëm nga frika të mos bie në këtë vrazhdësi, për të mençurin do ishte e mjaftueshme që t’i braktis ato…”

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com