Pyetja:
Me çfarë këshilla i drejtohesh haxhiut pas kryerjes së haxhit?
***
Përgjigjja:
E këshilloj haxhiun që pas haxhit t’i kushtoj rëndësi të madhe devotshmërisë, t’i largohet mëkateve, të ketë frikë Allahun haptazi dhe fshehtazi, të përgatitet me vepra të mira dhe dituri të dobishme para takimit me Allahun, nëse i vepron këto gjëra mbesim me shpresë te Allahu se haxhi i tij është pranuar.
Lus Allahun të na bëjë tê devotshëm, të na lehtësojë shkaqet e arritjes së lumturisë në dunja dhe ahiret. Lavdi dhe Hamdi i takon vetëm Allahut xhele ua ala. Ai është i Plotëfuqishëm për gjithëçka. Na mjafton neve Allahu për çdo gjë.
Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed
Përktheu: Suad Shabani