Pyetja:

Çfarë vlere ka vizita e Xhamisë Kuba?

***

Përgjigjja:

I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Kush merr abdes (ose gusël) në shtëpinë e tij, pastaj niset e vjen tek Xhamia Kubasë dhe falë namaz aty (qoftë farzë ose nafile), shpërblimi i tij do të jetë sikurse shpërblimi i kryerjes së Umres.” [1]

Poashtu i Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Namazi në Xhaminë e Kubasë është sikur kryerja e Umres.”

I Dërguari i Allahut, ﷺ vinte çdo të shtune (në xhaminë e Kubasë) në këmbë dhe hypur (mbi deve), gjithashtu Ibn Omeri e vepronte të njejtën gjë.”

Nuk legjitimohet sheriatikisht vizita e ndonjë prej xhamive në Medine (vizitë speciale, ose në emër të ibadetit), pos xhamisë së Pejgamberit ﷺ, xhamisë së Kubasë dhe Kodrës së Uhudit.

Shejh Hamed Ibn Abdulaziz el Hamed

Përktheu: Suad Shabani

——————–

[1] Ibn Maxhe: 1412

[2] Ahmedi: 16024, Tirmidhiu: 324

[3] Buhariu: 1135, Muslimi: 1399