Pyetje: …babai im ka ndru jetë kur unë isha 6 vjeçar, nëna ime me mua dhe motrën time
është përzënë fjalë ma me vend nga shtëpia e babait… elhamdulilah prej Allahut që më
mëshiroi dhe më udhezoi e më largoi nga rruga e xhahilijetit, tani familja ime nga ana e babait ka filluar të interesohet për mua… une e di se lidhja farefisnore është ngushtë e lidhur për Arshi por nuk di si të veproj kur une nuk kam fare ndjenja për ta dhe ftesave të tyre nuk i përgjigjem fare ose negativisht… para sa kohe kanë pasur syneti dhe më kanë ftuar… por disi më dukej si të shkoj te nje familje e huaj që as nuk i njoh bile…

Përgjigje: All-llahu ta shtoftë kujdesin për njohjen dhe zbatimin e fesë… Kjo që ke
parashtruar këtë pyetje, pa dyshim tregon për brengën që ke si musliman, edhe mendoj se
kjo është një gjë shumë e dobishme dhe pozitive në jetën tënde si musliman…
Sa i përket çështjes që e ke parashtruar tek ne, pa dyshim se vazhdimi i lidhjeve farefisnore është obligim fetar, sidomos kur ata janë sjellur keq me ty, sepse kjo është përkujdesi për lidhjet farefisnore, siç ka treguar Pejgamberi, alejhis-selam: “Nuk përkujdeset për farefisin, ai që ua kthen vizitën, por ai që kur ata nuk e vizitojnë ky i viziton ata”.
Duke potencuar në ndejat me ta se këtë e bëj vetëm sepse kështu më mëson islami, e jo
për ndonje gjë tjetër, që të bëhet kjo vizitë edhe shkak për udhëzimin e tyre…
All-llahu të dhashtë sabër për të gëlltitë ato të këqija që ti kanë bërë, edhe tua kthesh të
keqen me të mirë, sepse keshtu na mëson Kurani: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë. E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!”. (Fusilet: 34-36).

Shko vizitoi, keshilloi dhe kujdesu për ta aq sa ke mundësi, se kjo është ibadet… All-llahu e
di më së miri…

Bekir Halimi,