Pyetja: Çfarë gjykimi ka betimi në mus’haf? P.sh., të thotë dikush: “Betohem në mus’haf që do të veproj kështu dhe ashtu.”
Përgjigjja: Këtu kemi të bëjmë me dy raste:
1. Nëse ka për qëllim letrën si letër dhe send, nuk lejohet unanimisht, sepse kjo është njëlloj si të betohesh në krijesën, dhe nuk lejohet betimi në krijesat.
2. Por nëse me fjalën mus’haf ka për qëllim fjalën e Allahut dhe jo letrën, atëherë kjo është diçka e lejuar, sepse fjala e Allahut është cilësi prej cilësive të Allahut dhe të betuarit në cilësitë e Allahut është diçka e lejuar. Të tilla janë betimet si: “Betohem në krenarinë e Allahut, në mëshirën e Allahut” etj.
Megjithatë, më parësore është që të lihet betimi me fjalë të tilla si “Betohem në mus’haf” dhe të mos përdoret nëse druhesh se keqkuptohesh nga njerëzit.
Po kështu trajtohet edhe fjala: “Betohem në Kuranin!”, pra duke përdorur fjalën Kuran në vend të fjalës mus’haf. Edhe kjo merr të njëjtin gjykim si betimi në mus’haf, sikurse u përmend pak më sipër.
Autori: FEHD IBN JAHJA EL UMARI
Libri: “FURNIZIMI I LEXUESIT TË KURAΝIT“




