Pyetja:

Nëse një vajzë nuk është e mbuluar, vishet jo në mënyrë ekstreme si po vishen tani vajzat, por falet dhe i kryen obligimet fetare. Babi i saj i thotë pasi që nuk je e mbuluar dhe më mirë mos të falesh se nuk ke bërë asgjë pasi po vishesh me pantallona e me këmisha me mëngë të shkurtra. Si duhet të veprojë kjo vajzë?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të vishet dhe të falet, të ndjekë porosinë e parë të babait, por jo të dytën. Pra, pse s’po zgjedh alternativën e parë s’do të thotë kjo që të zgjedhë domosdoshmërish të dytën. Pra, edhe po s’u mbulua mirë s’do të thotë kjo që më mirë të zhvishet e mos të falet. Nëse do të thuhej kështu do të thotë që fenë se kemi kuptuar mirë dhe jemi shprehur gabim. Po unë besoj se ai ka pasur qëllim me këto fjalë që ta këshillojë duke i thënë: o vishu mirë ose përndryshe jo gjysma-gjysma. Pra, s’duhet të jemi o të vishemi plotësisht, o të zhvishemi plotësisht, po avash-avash. Më mirë jo e veshur mirë por afër veshjes normale sesa të kalojmë në ekstrem. Kështu që motra mos të zhvishet dhe të vazhdojë faljen dhe dalëngadalë t’i bëje dua Zotit që të jetë e devotshme siç duhet.

Imam dr. Ahmed Kalaja