Pyetja:
Në kurbet po kemi shumë vështirësi me faljen e namazit sidomos në namazin e xhumasë. Çfarë duhet të bëjë një musliman në këto raste?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Besimtari duhet të jetë i kujdesshëm në çdo detaj të jetës së tij në marrëdhëniet me Krijuesin e tij, Allahun e Madhëruar, qoftë vendas apo në kurbet. E kjo, padyshim, shfaqet në faljen e tij të namazeve e të xhumasë, po njëkohësisht duhet të kemi parasysh se njerëzit në kurbet që janë atje ose vendas, për ta s’ka asnjë lehtësim për sa i përket kohës së faljeve dhe xhumasë. Në ligjin e udhëtarit, atëherë kur ai ka ndërmend të kthehet, si pasojë tolerohet në bashkimin e dy kohëve e obligohet t’i shkurtojë deri sa të kthehet në vendin e tij, sado që të zgjasë koha. Sigurisht, nëse falet vetëm ose nëse falet me imam ai do t’i plotësojë sa të falë imami edhe nëse kap me të vetëm etehijatin e fundit. Në vartësi të këtij statusi është edhe namazi i xhumasë, d.m.th: nëse ka status të udhëtarit dhe është i zënë me angazhime, tolerohet ose përndryshe nuk ka tolerancë në asnjë mënyrë. Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja