Pyetja:
Si duhet vepruar për t’i larguar cytjet e shejtanit?
***
Përgjigjja:
Cytjet e shejtanit largohen duke kërkuar mbrojtjen e Allahut prej shejtanit dhe mosdhënia rëndësi cytjeve të tij, pra me dua (lutje) të shumta te Allahu për ndihmë. Mundohu vazhdimisht të qëndrosh me abdes e të lexosh Kuran. Cytjet (vesveset) nuk të dëmtojnë derisa njeriu nuk i shpreh. Prandaj kërkohet nga muslimani t’i refuzojë, t’i lërë ato (cytjet), mos t’u jap rëndësi atyre dhe të kërkojë mbrojtjen e Allahut të Madhëruar nga shejtani i mallkuar.
“El-Munteka min fetaua”, Shejh Salih el-Feuzan vëll. 1
Përktheu: Unejs Sheme