forma e namazit sipas profetit Muhamed

Pyetja:

Si e dinte Profeti ﷺ formën e namazit kur ai doli imam para profetëve në namaz?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Fakti që Profeti ﷺ i udhëhoqi profetët në namaz në natën e Israsë është vërtetuar në hadithet autentike-sahih.

Në Sahihun e Muslimit është shënuar hadithi: “Pastaj u gjeta midis një grupi profetësh dhe erdhi koha për namaz, kështu që isha imam”.

Ndërsa një të transmetimi të shënuar nga Ibën Xherir Taberiu në tefsirin e tij (17/332) thuhet: “Pastaj vazhduam derisa erdhëm në Bejt el-Makdis (Jerusalem), ku unë i prija pejgamberët dhe të dërguarit në namaz.”[1]

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “E vërteta është se ai u takua me ta në qiej, pastaj u kthye në Bejt el-Makdis për së dyti dhe ata e shoqëruan atë dhe ai i priu ata në namaz. Pastaj ai hipi në Burak dhe u kthye në Meke.”[2]

Nuk ka asnjë problematikë në atë se si Pejgamberi ﷺ dinte se si të falet kur ai i doli imam në namazin me profetët, sepse namazi u ishte bërë obligim muslimanëve që në fillim të Islamit.

Prandaj, kur Herakliu e pyeti Ebu Sufjanin: “Çka ju urdhëron?”
Ebu Sufjani i ka thënë: “Ai thotë: ‘Adhuroni vetëm Allahun dhe mos shoqëroni asgjë me Të, dhe hiqni dorë nga ajo që thanë paraardhësit tuaj; dhe ai na urdhëron të falemi, të japim zeqatin, të jemi besnikë dhe të ndershëm dhe të mbajmë lidhjet e farefisnisë’.”[3]

Ibën Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kjo tregon se namazi u ligjësua që nga fillimi i profetësisë, por pesë namazet e përditshme nuk u urdhëruan para Israsë, lidhur me këtë nuk ka mospajtime.”[4]

Dhe ka thënë: “Hadithet që tregojnë se Pejgamberi ﷺ falej në Mekë para se udhëtonte në Isra, janë të shumta.”[5]

Ibën Haxher el-Askalani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Është e ditur se, Profeti ﷺ, falte namaz para Israsë, gjithashtu edhe shokët e tij.”[6]

Për këtë tregon hadithi i përcjellur nga Zejd ibn Harith nga Profeti ﷺ, se Xhibrili (alejhi selam) që kur i erdhi atij herën e parë i solli shpalljen, e mësoi se si të merr abdes dhe të falet.[7]

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Është dëshmuar se Profeti ynë ﷺ i priu në namaz të gjithë profetët (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta) në natën e Israsë në Bejt el-Makdis. Mund të supozohet që ky namaz të ketë ndodhur përpara ngjitjes së tij në qiell, ose të ketë ndodhur pasi ai të jetë kthyer në tokë.”

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info / albislam.com

—————————————————————————————

[1] Shih: (el-Isra vel-Mi’raxh) të shejh Albanit, f. 13.

[2] Përfundoni nga Tefsiri (Kur’an el-Adhim), (5/31).

[3] Shënon Buhariu, (7).

[4] Përfundoni nga (Fet’h el-Bari), (2/103).

[5] Fet’h el-Bari (2/102).

[6] Fet’h el-Bari (8/671).

[7] E shënon Imam Ahmedi në (Musnedin) e tij, (17026); shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Silsilah Sahihah, 841).