Në emër të All-llahut, Gjithëmëshirshmit. Mëshirëplotit. Hamdi i takon Zotit të botërave, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi pej- gamberin tonë, Muhammedin, mbi familjen e tij dhe gjithë shokët e tij.
Si falet njeriu në aeroplan?
- Nafilet i fal duke qenë ulur në ndenjësen e tij, në çfarëdo drejtimi është avioni, përkulet për ruku dhe sexhde, duke e bërë sexhden më ulët.
- Farzin nuk e fal në avion, përveç nëse i mundësohet të jetë i kthyer nga kibla gjatë tërë namazit, si dhe i mundësohet t’i kryejë si duhet ruku- në, sexhden, kijamin dhe uljen.
- Nëse nuk i mundësohet kjo, atëherë e vonon namazin derisa të zbresë në aeroport dhe të falet në tokë.
Nëse ka frikë se do të kalojë koha e namazit para se të ulet avioni, atëherë e bashkon atë namaz me namazin vijues, nëse qëllojnë prej namazeve që mund të bashkohen, sikurse dreka me iqindinë apo akshami me jacinë.
E nëse ka frikë se edhe koha e namazit të dytë mund t’i ikë para se të ulet avioni, atëherë i fal në avion para se të mbarojë koha, duke vepruar aq sa mundet nga ruknet, kushtet dhe vaxhibet e namazit.
Shembull: Nëse fluturon avioni para perëndimit të diellit, pastaj di- elli perëndon duke qenë në avion. Në këtë rast ky nuk e fal akshamin de- risa të ulet avioni, të zbresë ky dhe të falet në tokë.
Nëse ka frikë se do të kalojë koha e akshamit, atëherë e vonon deri në jaci për ta bashkuar me jacinë në kohën e jacisë. Nëse ka frikë se edhe koha e jacisë do të kalojë d.m.th.. gjysma e natës, atëherë i fal në avion para se të kalojë koha.
- Forma e faljes së farzit në avion është si vijon: Ngritet në këmbë. kthehet kah kibla, merr tekbirin fillestar, lexon një lutje të fillimit të namazit (sipas mundësisë), pastaj Fatihanë e më pas edhe diçka nga Kur’ani (sipas mundësisë). Pastaj bie në ruku, ngrihet nga rukuja derisa të qetësohet në këmbë, pastaj bie në sexhde, ngrihet nga sexhdeja derisa të qetësohet ulur, bën sexhden e dytë dhe kështu vazhdon namazin den në fund.
Nëse nuk ka mundësi të bëjë sexhde, atëherë ulet dhe sexhden e bën duke u përkulur (falet me shenja, isharete).
Po ashtu nëse nuk e di kiblen dhe as që i tregon ndonjë besnik se nga është, atëherë e kërkon sipas mundësive të veta dhe falet nga t’i duket.
- Namazi i udhëtarit në avion falet i shkurtuar, prandaj namazet me nga katër rekate i fal nga dy, ashtu siç bëjnë gjithë udhëtarët.
Në çfarë forme hyn në ihram ai që dëshiron të bëjë umre apo haxh dhe gjindet në aeroplan?
- Lahet në shtëpinë e tij dhe mbetet me rrobat e tij të zakonshme. por nëse do mund t’i veshë edhe ihramet.
- Kur të afrohet aeroplani mbi mikat, atëherë i veshë ihramet, nëse nuk i ka veshur që në shtëpi.
- Kur të jetë aeroplani paralel (mbi vijën e njëjtë me atë të mikatit) me mikatin atëherë vendosë të hyjë në ihram dhe bën telbijen e haxhit apo umres.
- Nëse hyn në ihram para se të jetë aeroplani paralel me mikatin. nga frika e shkujdesjes apo harresës nuk prish gjë.
Nga Shejh Uthejmini / “Kushtet e fesë/