Pyetja:

Si komentohet pamja e një femre tërësisht të mbuluar, d.m.th. ka të mbuluar edhe fytyrën, nga një mashkull (unë)?

***
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pas konsultave që kemi bërë në lidhje me ëndërrimin e ndonjë femre të veshur dhe të mbuluar, kuptohet se çdo formë e ëndrrës në të cilën shihet njeriu me rroba të veshura dhe në përgjithësi njeriu i mbuluar me rroba aludon për shtimin e imanit dhe të devotshmërisë. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi