Pyetja:

Allahu i Lartësuar thotë: “Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna..” (Nur, 2)
“Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna..” (Nur, 4)
“Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga Allahu. Allahu është i Fuqishëm, Ligjdhënës i Urtë.” (Maide, 38)
Nëse ata bëjnë mëkate të mëdha si këto, dhe nuk ka kush t’i zbatojë vendimet ndaj tyre, dhe ata vdesin pa u penduar, si do t’i gjykojë Allahu në Ditën e Kiametit?

***

Përgjigjja:

Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit është se nëse një musliman vdes duke këmbëngulur në një mëkat të madh siç është zinaja, shpifja dhe vjedhja, ai i nënshtrohet vullnetit të Allahut. Nëse do Allahu do ta falë dhe nëse do Allahu do ta dënojë për mëkatin e madh në të cilin ka vazhduar deri kur ka vdekur, por fati i tij përfundimtar do të jetë Xheneti, sepse Allahu i Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë, thotë: (interpretimi i kuptimit):

S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) ia falë kujt të dojë. Kush i përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (Nisa, 48)

Dhe ka hadithe sahih, mutevatir që tregojnë se mëkatarët që pohojnë njëshmërinë e Allahut do të dalin nga zjarri. Dhe është hadithi i Ubadah ibn Es Saamitit  i cili ka thënë: Ne ishim me Pejgamberin ﷺ dhe ai tha: “A do të më ndiqni mua me kusht se nuk do t’i bëni shok Allahut, nuk do të bëni zina dhe nuk do të vidhni… Kushdo prej jush që e plotëson atë zotim, shpërblimi i tij është mbi Allahun dhe kushdo që kryen ndonjë nga ato mëkatet dhe dënohet, kjo do të jetë shlyerje për të. Kushdo që bën ndonjë nga ato mëkate dhe Allahu e fsheh atë, kjo i takon Allahut, nëse do, do ta ndëshkojë dhe nëse do, do ta falë.”

Allahu dërgon selame dhe salavat mbi Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

Fatava el-Lejneh ed-Da’imah (1/728).

islamqa.info