si ta permiresojm sinqeritetin ne si musliman?

Pyetja:

Si mundemi që vazhdimisht ta përmirësojmë sinqeritetin?

***

Përgjigjja:

Për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, është shumë e rëndësishme që çdokush ta thotë me sinqeritet atë që do të thotë e të veprojë sinqeritet në veprimet e veta. Sepse nëse veprimi është një trup, sinqeriteti është shpirti i tij. Nëse veprimi është njëri krah, krahu tjetër është sinqeriteti. As trupi nuk mund të jetojë pa shpirt, e as mund të veprojë vetëm me një krah. Një fjalë e thënë me sinqeritet, apo një vepër e bërë me sinqeritet, është aq shumë e vyer për Allahun, saqë engjëjt fillojnë ta kthejnë emrin e tyre në një përmendje të përhershme. Të gjithë shpirtërorët fillojnë ta përmendin pareshtur. Po, shprehjet që dalin prej goje, sikur të ishin goditur me një heshtë emocionesh në pikën më të dobët të zemrës, shëtisin saora nga gjuha në gjuhë, derisa arrijnë pranë të Shenjtit. Megjithatë, duhet ditur që, për aq kohë sa këto fjalë të thëna me sinqeritet, ngelen ndër mendje, në fletoren e veprimeve të atij njeriu shkruhen veç mirësi të pareshtura, e kësisoj bën që edhe kjo fjalë të dalë ndër kopje të shumta nga secila gjuhë që e artikulon.

Veprime të goditura me mendimin e përhapjes

Megjithatë, njeriu si qenie brenda çdo pune përfshin edhe mendimet e veta, duke filluar që me zërin, frymën, tonin e zërit, tërheqjen e hundës, mimika, etj. Fillon të rreket për të rrëfyer vetveten, dhe me orvatjen për të promovuar vetveten humb atëherë kur është duke u ngjitur drejt fitores, e si rrjedhojë humb edhe mundësinë e këtyre shpërblimeve.

Për shembull, sa e pashoqe është përsëritja e shprehjeve “Subhane rabbije’l adhim”, “Subhane rabbije’l ‘ala” dhe “Rabbena leke’l hamd” dhe sa një veprim për t’u vlerësuar. Mirëpo njeriu që i thotë këto, nëse nga një qoshe e mendjes i kalon ideja: “Unë po i them këto, që t’i dëgjojnë edhe të tjerët.”, atëherë këtyre fjalëve të bukura u priten krahën, u thyhen gjymtyrët, e duke kthyer në disa fjalë të pajeta, ai adhurim ngelet një trup i pashpirt, një emër pa cilësi. Po, nëse njeriu i thotë këto fjalë vullnetshëm, qoftë edhe me një përqind të idesë për t’u dëgjuar prej të tjerëve, po aq do ta ketë përzënë shpirtin e fjalëve.

Të gjitha veprimet e tjera adhurimore, si thirrja e ezanit apo kametit, leximi i Kuranit gjatë namazit, e shumë e shumë të tjera, mund t’i merrni në shqyrtim pikërisht prej kësaj site mendimi. Për shembull, zhytja e njeriut në atë rrjedhën e ëmbël dhe emocionuese të atij muzikaliteti të brendshëm të namazit është tjetër gjë, ashtu si edhe përthyerja e fytit për të shprehur vetveten në namaz është krejt tjetër gjë. Duhet ditur mirë, se njeriu ka për të pakësuar prej asaj që ka caktuar për Allahun në këto adhurime po aq sa të ketë shtuar për hir të vetvetes, dhe ai veprim sakaq, që në fakt duhet të kishte trajtën e zogut që fluturon përtej, nuk do ta ketë mundësinë ta kryejë dot këtë sepse do t’i ketë krahët të thyer.

Prandaj, njeriu duhet të kyçet me mendime sinqeriteti në çdo veprim që kryen. Vetëm me mendimin për të mos u bërë një shembull i keq duke u mbyllur, ai duhet të shfaqet përherë i qëndrueshëm. Domethënë kur ta shikosh nga jashtë, ky njeri duhet të duket si një dhomëz e vogël dhe e ngushtë, mirëpo botën e brendshme duhet ta ketë më mahnitëse se Pallati perandorak.

Pasuria e Vetëllogarisë

Nga ana tjetër, njeriu duhet të dalë përballë pasqyrës, dhe kur të shohë vetveten, duhet të thotë: “O Zot, o Zot! Unë kur e shoh brendinë e vetes sime, e shoh atë të rënë më poshtë se edhe kafshët. Mirëpo shihe pak mirësinë e Allahut, që më lejon mua të vazhdoj të jetoj në trajtë njeriu.”. Pikërisht, kaq të dobët e kaq poshtë duhet ta shohë njeriu vetveten. Përballë të gjitha shërbimeve që ai i ka si shkaqe në rrugën e së Drejtës, ai duhet të mbyllet në idenë: “Në fakt, po t’i përdorja deri më një të gjitha mundësitë që më ka falur Allahu, mund të flisja për të drejtën derisa vdekja të më vinte. Mirëpo, unë nuk i përdora dot në mënyrë të përsosur këto mundësi; i shpërdorova. Andaj, unë jam më burracaku përballë Islamit dhe Kuranit.

Të parët e vetvetes në këso mënyre prej njeriut, ka për të zgjuar dëshirën e tij për t’u ngritur më sipër. Sepse një njeri që është në kërkim të përsosjes, nëse do që të ngrihet më sipër prej aty ku gjendet, pikë së pari duhet të besojë më së miri se gjendet më poshtë se sa gjendja në të cilën duhet të ishte.

Allahu me fjalën e Tij fisnike na e tregon rrugën drejt përsosmërisë me këto fjalë: “Ja, sot, jua përsosa fenë tuaj, e kësisoj edhe jua plotësova mirësinë Time mbi ju.” (Maide: 3) Andaj, edhe ne, duhet të jemi nga një udhëtar aq i pangopur i kësaj rruge, që edhe nëse një ditë do të pinim ujë prej vetë enës së dashurisë dhe pasionit të dorës së Allahut të Madhëruar, të themi sërish, “A nuk ka më?”, për një enë më shumë, e më shumë, e më shumë… Pikërisht, rrugëtimi drej plotësisë dhe përsosmërisë kalon përmes larjes së hesapeve me vetveten. Në të kundërt, ai që e sheh gjendjen në të cilën ndodhet si një pasqyrim të përsosmërisë, duke vepruar me një mendim, “Jo, nuk ka më tej!”, pa u vetëgjykuar prej vetvetes, është i destinuar që të rrijë përherë në vend-numëro. Dhe nuk mund të mendohet që ky njeri të shijojë ndonjëherë përsosmërinë.

Një dimension tjetër i vetëllogarisë

Mospërballja me vetveten ka edhe një anë tjetër negative për njeriun. Ai që nuk përballet me vetveten, e që nuk e godet vetveten nga të gjitha anët, fillon kësaj here të merret me të tjerët. Sidomos nëse këtij egoizmi vetanak i shtohet edhe ndjesia e vetjakësimit, mundësia që njeriu të humbasë krejt rritet. .

Mënyra e vetme për t’u ruajtur prej lojës si pasojë e fryrjes së të tjerëve është gjykimi i vetvetes. Domethënë, njeriu e kritikon vetveten disa herë gjatë ditës, dhe nëse arrin që në bazë të saj të rregullojë marrëdhënien e tij me Zotin e vet, çfarëdo që të thonë të tjerët për të, që edhe sikur ta ngrenë deri në qiell me lajka, ai të thotë: “Unë e njoh mirë veten time. Këtu mund të ketë gisht djalli.”, atëherë ai do ta ketë ruajtur veten nga përthithja e vorbullës së mendjemadhësisë dhe krenarisë së shfrenuar.

Zoti na i mbushtë zemrat tona me këtë vetëdije të vetëgjykimit. Dhe na e bëftë të mundur që t’i kryejmë të gjitha detyrat që na i ka ngarkuar mbi supe si nga një mirësi e Tij! Amin!

islamqa.info