Pyetja:

A duhet të bëj marrëdhënie intime për humbjen e virgjërisë së nuses po në natën e parë të martesës apo mund të bëhet kjo edhe në ditën e 2-të apo 3-të?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i martoftë besimtarët dhe besimtaret që të shtojmë umetin e Pejgamberit Muhamed ﷺ dhe të ruhen nga fitnet e sprovat e llojllojshme që na rrethojnë.

Çështja e virgjërisë më shumë është të themi një e drejtë e burrit për të cilën ai duhet të informohet, nëse femra ka kaluar ndonjë sprovë. Sigurisht, kjo varet dhe nga mentaliteti, kultura, tradita të cilat në kohë dhe vende të caktuara mund ta shohin si problem këtë gjë, me kuptimin nëse mos lajmërimi për këtë mund të çojë në probleme. Obligohet që femra të tregojë dhe asgjë s’ka në këtë mes, sepse ajo po tregon diçka që është në të vërtetë kështu, që më mirë të dihet në fillim, sesa të merret vesh më vonë, se pastaj do ketë efekte dhe më me pasoja shpirtërore e sociale, do të jetë më e gjerë në ndikim e fesad.

Pastaj, që ta ketë gruan e tij të virgjër është dëshira e çdo mashkulli, pa kaluar në ekstrem, sepse jeta ka sprovat dhe disfatat e saj, sepse vlerat njerëzore nuk gjuhen, hidhen për shkak të një gabimi apo rrëshqitjeje, apo mashtrimi, ndikimi në momente të caktuara të jetës, pastaj të jetë penduar e kthyer tek Allahu me sinqeritet, ose për efektin se ajo mund të ketë pranuar Islamin me vonesë etj., etj. Po mos harro se mund të jenë edhe fatkeqësi në jetë si: aksidentet, hipizmi, sëmundje të rënda, epilepsi, që mund të çojnë në humbjen e virgjërisë.

Nuk ka diçka të veçantë që të quhet testi i virgjërisë, po kjo shihet dhe vërtetohet ditët e para të martesës dhe këtu unë do doja të këshilloja vëllezërit e mi që të mos nguten në nxjerrjen e gjykimeve thjesht nga fjetja e natës së parë, sepse mungesa e profesionalizmit  nga të dyja palët ose nga njëra palë (ndoshta kështu mendojmë për besimtarin dhe besimtaren duke mos mohuar njohurinë teorike të leximit, po padyshim është e pamjaftueshme kur njeriu kalon praktikë) po edhe turpi, ndrojtja e herës së parë, gjendja emocionale ka efektin e vet. Pra, mos u ngut në gjykim.

Ka dhe diçka tjetër që është e rëndësishme për t’u theksuar sipas specialistëve  të kësaj fushe, ndodh te disa femra një fenomen që quhet ‘el gishau el matatij’ (petku i virgjërisë elastik) që d.m.th.: nuk jep simptomat që jep prishja e petkut të virgjërisë tek femrat zakonisht. Si për ta përmbledhur themi të mos ngutesh, konsultohu, arsyeto si për veten tënde pastaj vendos.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja