Pyetja:
Siç e dimë, ekzistojnë argumente logjike dhe argumente nga tekstet fetare, nëpërmjet të cilave pohojmë se Allahu është Krijuesi i njeriut, jetës, gjithësisë në tërësi. Si ta dallojmë argumentimin logjik nga ai me tekste fetare?
***
Përgjigjja:
Lëvdatat ia shprehim Allahut. Salavate dhe selame çojmë për Profetin Muhamed ﷺ, familjen dhe shokët e tij.
Në përgjigje të kësaj pyetje themi se argumentimi logjik është ai i cili bazohet në perceptimin e mendjes rreth çështjes së caktuar, si për shembull argumentimi me prezencën e qiejve, tokës, njerëzve për ekzistencën e një Krijuesi, të Plotfuqishëm, të Gjithëditur, të Urtë. Ndërsa argumentimi me tekste fetare është i cili bazohet në tekstet e Kuranit, librit të Allahut, ose në tekstet e thënieve profetike, si dhe në vendimet unanime të dijetarëve të Islamit.
Allahu e jep suksesin!
Komisioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike
Abdulaziz bin Bazi
Përktheu: Shuajb Rexha